Është hapur një gropë e madhe tek një parking spitali në Jerusalem duke gëlltitur makinat e parkuara.
Nuk raportohet për të lënduar.
Një video e publikuar nga Qendra Mjekësore Shaare Zedek, në një nga spitalet kryesore në Jerusalem, tregoi një pjesë të parkingut duke u shembur në një gropë të thellë, me re pluhuri që dilnin prej saj.
Ende nuk është e qartë se çfarë shkaktoi shembjen e parkingut, por kjo duket tronditëse për banorët e asaj ane raporton AP.