Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara sot mbështeti sekretarin e Përgjithshëm Antonio Guterres për një mandat të dytë në detyrë.
KS i OKB-së i ka rekomanduar Asamblesë së Përgjithshme, e cila ka 193 anëtarë, ta emërojë diplomatin portugez për pesë vjet të tjerë nga 1 janari 2022, tha sot ambasadori i Estonisë në Kombet e Bashkuara, Sven Jurgenson, i cili kryeson Këshillin gjatë muajit qershor.
Jurgenson tha se Asambleja e Përgjithshme mund të mblidhet për të caktuar emërimin më 18 qershor, raporton Reuters.
Guterres mori postin e sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së më 1 janar 2017.