Të riun që e grabitën me armë në dorë gjatë “luftës”

Bota

Të riun që e grabitën me armë në dorë gjatë “luftës”

Më: 9 qershor 2021 Në ora: 00:31
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një i ri nga Brazili u grabit me armë në shtëpinë e tij.

Ndërsa, kishte dhe vetë armë në dorë, por virtuale teksa po luante lojën e famshme në internet “Call of Duty”.

Helio Negreiros ishte fiksuar tek beteja online kur dy persona të armatosur i hynë në shtëpi dhe i vunë pistoletën në kokë, në kërkim të parave dhe sendeve të tjera online.

E gjithë ngjarja u transmetua live në Youtube, pasi i riu kishte lënë kanalin e tij hapur për të shfaqur lojën për ndjekësit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat