Një stilist grek është gjetur i pajetë brenda shtëpisë së tij nga shoqja e ngushtë.
32-vjeçari Nassos Katris, nuk i ishte përgjigjur telefonatave të familjes për rreth 24 orë, e për këtë arsye, prindërit ishin të shqetësuar.
Duke iu referuar këtyre shqetësimeve, mikesha e tij, Athena Vaticanou, gjithashtu stiliste, shkoi në shtëpinë e të riut, kur e gjeti atë të vdekur.
Sipas saj ai kishte marrë vaksinën AstraZeneca të hënën më 7 qershor.
“Unë e gjeta atë të vdekur në banesën e tij mbrëmë. Ambulanca e mori trupin e tij. Na thanë se ka shumë të ngjarë që vdekja e tij të kishte lidhje me ndonjë efekt anësor të vaksinës. Nasos bëri vaksinën të hënën në mesditë në orën 16.00 dhe u kthye në shtëpi. Ishte mire."
Komshiu që jeton poshtë tij, kishte dëgjuar zëra dhe zhurmë, por nuk i kushtoi vëmendje sepse siç na tha ai nuk donte ta shqetësonte.
"Mjekët na thanë që pas autopsisë ata do të ishin në gjendje të dinin më shumë për shkakun e vdekjes së papritur ", tha shoqja e tij.