Dy persona gjersa ishin duke peshkuar në varkën e tyre pësuan një aksident kur një balenë u hodh mbi varkën e tyre, duke plagosur rëndë një 18-vjeçar.
Një adoleshent australian është në koma pasi u shtyp nga një balenë gjatë një udhëtimi familjar për peshkimi, thuhej në një raport.
Ngjarja ndodhi të dielën ndërsa 18-vjeçari, i identifikuar si Nick, dhe njerku i tij 39-vjeçar, Matt, ishin duke peshkuar nga anija e tyre në brigjet e Narooma në Uellsin e Ri Jugor, raportoi 7News.
Incidenti i ndodhur e la Nick me një qafë të thyer dhe dëmtime të rënda në kokë, sipas raportit.
Nick është në gjendje kome në Spitalin Canberra.
“Një aksident fatal ndryshoi rrjedhën e jetës së tyre përgjithmonë. Ata nuk kishin asnjë paralajmërim dhe asnjë ide se balena ishte afër”, thuhej në njoftim.
Sipas familjarëve të Nick , thuhet se ai ka për të qëndruar për një periudhë të gjatë në spital.