Franca vret një udhëheqës të Al-Qaeda në Afrikë.
Ministrja e Forcave të Armatosura të Francës, Florence Parly, ka thënë së ushtria franceze ka vrarë një udhëheqës të Al-Qaeda gjatë një operacioni në Sahel, Afrikë, rajoni ku besohet se është përgjegjës për kidnapimin dhe vrasjen e dy gazetarëve francezë në vitin 2013.
Parly përmes një postimi në Tëitter, tha se tre militantë islamikë u vranë gjithashtu gjatë operacionit në rajonin, shkruan Euronews.
Presidenti Emmanuel Macron tha të enjten se operacioni i Francës që lufton me militantët islamikë në Sahel, do të përfundojë me trupat që tash veprojnë si pjesë e përpjekjeve më të gjera ndërkombëtare në rajon.