Aktori britanik, Riz Ahmed, ka bërë thirrje që të pushojë portretizimi toksik i myslimanëve në ekrane.
Ahmed ka thënë kështu gjatë një prononcimi në kanalin e tij në YouTube, duke e përshkruar përvojën e tij të vështirë si mysliman në botën e filmit, dhe ndjenjën e përzier kur ishte nominuar për Oskar.
“Në të njëjtën kohë e bartja atë arritje të dyshimtë personalisht me njëfarë ndjenje mirënjohjeje…por po ashtu ndjeja pikëllim të madh”, ka thënë Ahmed.
“Si është e mundur që prej 1.6 miliard njerëzve, çerekut të popullatës së botës, asnjëri prej nesh nuk kishte qenë më parë në këtë pozicion?”
“Mënyra se si paraqiten myslimanët në ekran i ushqen politikat që zbatohen, njerëzit që vriten, shtetet që pushtohen”.