Kafshët shtëpiake padyshim se krijojnë një lidhje shumë të veçantë me pronarët e tyre, e kjo shpesh herë edhe dëshmohet.
Një rast i tillë ka ndodhur ditëve të fundit në Turqi, shkruan Trt.
Teksa pronarja e tij u sëmuar qeni ka vrapuar pas autoambulacës deri në spitalin në Buyukada.
Ai filloi ta priste te dera e spitalit e më pas edhe te dhoma se ku po qëndronte pronarja.
Stafi i spitalit e dërgoi atë në kopshtin e spitalit.