Diplomatë të vendeve jashtë Bashkimit Evropian paralajmëruan të dielën se ende nevojitej më shumë kohë për negociatat me Iranin për të shpëtuar një marrëveshje të rëndësishme bërthamore.
Diplomatë iranianë dhe rusë folën të dielën ndërsa udhëheqësit e G-7ës riafirmuan angazhimin për të ndaluar Teheranin që të prodhojë armë bërthamore.
Të dërguarit iranianë zhvilluan një raund tjetër negociatash me delegacionet ndërkombëtare në Vjenë, një ditë pasi koordinatorët e BE-së sugjeruan se dallimet mbi marrëveshjen e vitit 2015, që kufizojnë aktivitetet bërthamore të Iranit, ishin ngushtuar më tej.
Por zëvendësministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi tha për median shtetërore të vendit të tij se nuk mendonte se do të arrihej ndonjë marrëveshje gjatë javëve të ardhshme./VOA