Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka thënë se Mbretëresha e Britanisë, Elizabeta, ia kujtoi nënën e tij dhe se ajo e kishte pyetur për Presidentin kinez Xi Jinping dhe Presidentin rus Vladimir Putin.
Ai tha kështu pas takimit me mbretëreshën.
Pas çajit me mbretëreshen 95 vjeçare në Kështjellën Windsor, Biden u tha gazetarëve:
"Unë nuk mendoj se ajo do të fyhej, por ajo më kujtoi nënën time me pamjen dhe bujarinë e saj”, shkruan Euronews.