Presidenti rus, Vladimir Putin, shkoi në takimin me presidentin amerikan, Joe Biden, në Gjenevë me një limuzinë të zezë të blinduar, që kushton rreth 250 mijë dollarë, e cila është sjellë posaçërisht nga Moska.
Por, me çfarë veture udhëtoi homologu i shtetit tjetër më të fuqishëm në botë?
Joe Biden ka udhëtuar drejt vilës ku është takuar me presidentin rus me limuzinën e tij që ndryshe njihet si “Bisha”.
Here’s President Biden’s motorcade passing right below our camera position in Geneva on his way to meet with Vladimir Putin of Russia. pic.twitter.com/8CydQBAU54
— Eamon Javers (@EamonJavers) June 16, 2021
Kjo limuzinë thuhet se mund të lëshojë granata me gaz lotsjellës, ka kamera speciale për natën dhe një telefon satelitor të integruar. Kabina e pasagjerëve është e mbyllur dhe gomat janë të përforcuara ashtu që vetura mund të lëvizë edhe me goma të shfryra.