Takimi Biden-Putin zgjati shumë më pak nga se parashikohej

Bota

Takimi Biden-Putin zgjati shumë më pak nga se parashikohej

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 17:55
Pamje nga takimi Biden-Putin

Pas 3 orësh bisedime, ka përfunduar takimi në Gjenevë midis Presidentit të SHBA-ve Joe Biden dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin.

Takimi i zgjeruar dypalësh, u zhvillua me pjesëmarrjen e ndihmësve të presidentëve, dhe u zhvillua në dy sesione, që zgjatën nga një orë e gjysmë secila, shkruan The Guardian.

Shtëpia e Bardhë kishte thënë fillimisht se bisedimet do të zgjasnin nga katër deri në pesë orë, por samiti zgjati shumë më pak sesa ajo që priste ekipi i Biden.

Pas përfundimit të bisedimeve, Biden dhe Putin do të zhvillojnë konferenca të veçanta për shtyp, ku do të flasin në lidhje me temat e diskutuara.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat