Sipas raportimit të medieve ndërkombëtare, mësohet se autoritetet në Dubai kanë lehtësuar kufizimet e udhëtimit për qytetarët e tyre që vijnë nga vende të caktuara, duke përfshirë edhe Indinë.
Për t’iu lejuar udhëtimi, pasagjerit i kërkohet të ketë marrë dy doza vaksine që janë aprovuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
Komiteti Suprem i Krizës dhe Menaxhimit të Fatkeqësive në Dubai i udhëhequr nga Shejh Mansoor bin Mohammed bin Rashid Al Maktoum, ka deklaruar se do të ketë azhurnime të reja të protokolleve të udhëtimit për Dubain, për pasagjerët që vijnë nga Afrika e Jugut, Nigeria dhe India. Këto rregulla udhëtimi do të hyjnë në fuqi nga 23 qershori, shkruan Indiashorts.
Për të udhëtuar nga India, pasagjeri duhet të ketë një vizë të vlefshme qëndrimi dhe duhet të ketë marrë dy doza të vaksinës së miratuar nga Emiratet që janë Sinopharm, Pfizer-BioNTech, Sputnik V, dhe Oxford-AstraZeneca.
Ndërkaq, me protokollet e mësipërme, udhëtarët nga India gjithashtu do të duhet të kalojnë një test të shpejtë PCR, katër orë para nisjes së tyre për në Dubai, ku me të mbërritur atje, ata duhet të kalojnë në karantinë institucionale, derisa të marrin rezultatin e testit PCR, i cili arrin brenda 24 orëve nga testimi.
Nga ana tjetër, pasagjerët jo-rezidentë nga Afrika e Jugut dhe Nigeria, gjithashtu lejohen të udhëtojnë në varësi të bazave të vaksinimit dhe kushteve të provës së testit PCR, i marrë 48 orë para nisjes.
Sipas këtyre njoftimeve shtetasit e Emirateve të Bashkuara Arabe janë të kursyer nga këto kërkesa, dhe se nga ta do të kërkohet vetëm certifikata testimit negativ PCR e koduar me QR.
Përndryshe, për shkak të shpërthimit masiv të valës së dytë të pandemisë në Indi që çoi në një rritje të shpejtë të numrit të COVID-19 rasteve, Emiratet e Bashkuara Arabe mbyllën kufirin e tyre për udhëtarët nga India në fund në fund të muajit prill.