Luftëtarët e dyshuar talibanë të mërkurën kanë sulmuar me raketë një spital në Afganistan, duke shkatërruar edhe vaksinat kundër Covid-19 të cilat gjendeshin në këtë objekt, megjithatë nuk raportohet për viktima, thanë zyrtarët qeveritarë.
“Lloje të ndryshme të vaksinave, duke përfshirë doza të destinuara për të luftuar poliomelitin dhe COVID-19 u shkatërruan në zjarr”, tha zyrtari i shëndetit i Kunar, Aziz Safai.
Por që zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid, mohoi përgjegjësinë për sulmin ndaj spitalit në provincën lindore të Kunar, shkruan Euronews.
Në Afganistanin verior, talibanët pushtuan qytetin Shir Khan Bandar, një port i thatë në kufi me Taxhikistanin, duke detyruar punonjës doganash dhe anëtarë të forcave të sigurisë që të iknin nga kufiri.
Afganistani ka raportuar 4 mijë e 366 vdekje për shkak të infeksioneve Covid-19 dhe 107 mijë e 957 raste të reja, që nga e mërkura.