Një anije patrulluese dhe një avion rus kanë qëlluar në drejtim të anijes britanike “HMS Defender” në detin e Zi duke e paralajmëruar që të largohej nga ujërat e Rusisë.
Sipas BBC, ministria e Mbrojtjes së Rusisë theksoi se të shtënat ishin paralajmëruese dhe se si anija ashtu edhe avioni i kërkuan britanikëve që të largoheshin nga ujërat ruse.
Incidenti ndodhi në jug të Krimesë ku sipas rusëve anija britanike ndryshoi papritur kursin duke u futur në ujërat e Rusisë. Pas kësaj, një avion rus SU24-M lëshoi katër bomba pranë anijet britanike, ndërsa anija patrulluese ruse po ashtu qëlloi pranë britanikëve.
Fill pas ngjarjes së rëndë, atasheu ushtarak britanik në Moskë u thirr pranë ministrisë së Mbrojtjes raporton Interfax.
“HMS Defender” është pjesë e flotës britanike që po zhvillon stërvitje në detin e Zi, gjë e cila ka nervozuar jo pak Kremlinin. Putini ka dërguar dhjetra anije ushtarake në detin e Zi në kuadër të një stërvitjeje, ndërkohë që ka kërcënuar Perëndimin që të mos mbështesë Ukrainën kundër tyre.
Farewell to HMS DEFENDER ??
— UK in Ukraine ???? (@UKinUkraine) June 22, 2021
Thank you for a fantastic time in Odesa ??
Fair winds and following seas. ⚓?#StrongerTogether pic.twitter.com/xVSGKdNL4X