Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vaksinuar më shumë se 45% të popullatës kundër COVID-19, derisa në tërë botën, deri më tani është vaksinuar vetëm 10% e popullatës.
Sipas të dhënave të publikuara nga “Our World in Data”, tashmë janë vaksinuar 782 milionë njerëz në botë me të dy dozat e vaksinës kundër koronavirusit.
Këto të dhëna paraqesin pabarazinë në shpërndarjen e vaksinave nëpër botë, që deri më tani janë treguar efektive në parandalimin e virusit dhe vdekjeve, e në të njëjtën kohë, pritet të ndihmojnë rikuperimin ekonomik si pasojë e pandemisë, raporton CNN.
Të dhënat e “Our World in Data” thonë se deri më tani më shumë se 30% e popullatës në Amerikën Veriore dhe 28% në Evropë janë vaksinuar me të dy dozat, krahasuar me Afrikën Jugore ku deri më tani janë vaksinuar më të dy dozat vetëm 11% e popullatës ndërkohë që në Azi vetëm 8% e popullatës. Ndërkohë që në tërë Afrikën, më pak se 1% e popullatës është vaksinuar kundër koronavirusit.
Kina është vendi lider në kontinentin e Azisë me administrimin e vaksinave, duke administruar deri më tani më shumë se 1 miliardë sosh.