Burri i drejton armën policisë dhe kalimtarëve, teksa e ndjekin nëpër rrugë

Bota

Burri i drejton armën policisë dhe kalimtarëve, teksa e ndjekin nëpër rrugë

Më: 24 qershor 2021 Në ora: 14:02
Foto

Një 43-vjeçar është arrestuar, pasi ka dalë në rrugë dhe ka qëlluar me armë zjarri oficerët e policisë dhe kalimtarët rastësorë.

Ngjarja ka ndodhur në SHBA, Springfield Massachusetts.

Pamjet e publikuara nga policia tregojnë si 43-vjeçari, Jose Montanez  vë në lojë policinë, duke u përpjekur të largohet.

Por nuk ia del pasi policia arrin ta prangos.

Fatmirësisht nuk ka të plagosur.

Montanez u akuzua për nëntë akuza, duke përfshirë armëmbajtje pa leje, si dhe tentative vrasjeje ndaj policisë dhe kalimtarëve rastësorë, tha policia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat