Është gjuajtura me armë zjarri helikopteri, i cili po barte presidentin e Kolumbisë, Iván Duque, afër kufirit me Venezuelën.
Presidenti Duque ishte duke fluturuar drejt Cucutas, në provincën Norte de Santander, së bashku me ministrin e Mbrojtjes, ministrin e Brendshëm dhe guvernatorin, raporton BBC.
Një zëdhënës i presidencës ka thënë se askush nuk është lënduar.
Presidenti Duque e ka dënuar atë, duke e quajtur “një sulm qyqar”.
“Vendi ynë është i fortë dhe Kolumbia është e fortë që t’i përballojë këto lloj kërcënimesh”, ka thënë Duque në një adresim përmes një videoje në Twitter.
Ndërkohë, gazeta lokale Semana raporton se ata dëgjuan një zhurmë sikur diçka kishte goditur motorin, në momentin kur helikopteri po zbriste.