I gjithë qyteti i Sidneit dhe rrethinat e tij janë kufizuar për dy javë për shkak të progresit të variantit shumë të përhapshëm Delta të COVID-19, njoftoi sot qeveria e shtetit të Uellsit të Ri të Jugut.
Pas dekretimit të premten të kufizimit të katër rethina të qendrës së Sodneit, autoritetet vendosën sot të zgjerojnë, për dy javë, masat në të gjithë metropolin, më i madhi në Australi me më shumë se pesë milionë banorë.
“Kufizimi tashmë në fuqi që nga mesnata e së premtes në katër rrethina të qytetit, do të aplikohet duke filluar nga e shtuna në orën 18:00 (08:00 GMT) në të gjithë metropolin, më i madhi i Australisë”, theksoi kryeministrja, Gladys Berejiklian, raporton ATSh.
Në vend, i cili deri më tani ka përmbajtur mjaft mirë përhapjen e COVID-19, më shumë se 80 persona kanë rezultuar pozitivë këtë javë, të gjithë të lidhur me një shofer që drejtonte ekuipazhet e kompanive ajrore nga aeroporti i Sidneit deri në hotelet e karantinës.