Peshkaqeni kafshon këmbën e një parashutisti në Detin e Kuq – kapet i gjithë momenti tronditës

Bota

Peshkaqeni kafshon këmbën e një parashutisti në Detin e Kuq – kapet i gjithë momenti tronditës

Më: 30 qershor 2021 Në ora: 12:01
Foto

Ky është momenti tronditës kur një peshkaqen doli nga uji dhe kafshoi një pjesë të këmbës së një burri derisa parakalonte në Detin e Kuq.

Sipas medieve të huaja, pamjet e xhiruara të premten, tregojnë parashutistin, një 37-vjeçar jordanez, që rri pezull mbi ujë në Aqaba, kur peshkaqeni papritmas del dhe e kafshon atë në këmbë.

Burri humbi një pjesë të pjesës së pasme të shputës si rrjedhojë e këtij sulmi.

Ai u dërgua në Spitalin Ushtarak Princ Hashem, ku bëri një operacion në këmbën e tij të djathtë, dhe gjendja e tij u përshkrua si e qëndrueshme.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat