Hakerat rusë me fushatë të ashpër grabitjesh

Bota

Hakerat rusë me fushatë të ashpër grabitjesh

Më: 2 korrik 2021 Në ora: 20:47
Foto ilustrim

Uashingtoni dhe Londra japin alarmin se hakerat e ushtrisë ruse janë duke kryer një sulm të madh kibernetik ndaj institucioneve shtetërore në Shtetet e Bashkuara dhe Europë.

Shërbimet amerikane dhe britanike të zbulimit thonë se fushata e tyre është përqendruar tek grabitja e adresave të postave elektronike dhe e informacioneve të tjera kryesisht nga anëtarët e kongresit amerikan, parlamentit britanik dhe nga eurodeputetët.

Fushata më e fundit e sulmeve rezulton të ketë nisur që prej mesit të 2019-s. Gjigandi botëror i kompjuterave Microsoft konfirmoi se në shënjestër janë institucionet dhe organizatat që përdorin shërbimet hapësirat e ruajtjes së të dhënave online të Office 365. Madje shërbimet perëndimore të zbulimit thonë se rusët po përdorin forcë brutale për grabitjen e të dhënave.

Sulmet organizohen nga grupet e hakerave të agjencisë së zbulimit ushtarak rus GRU. Shërbimet amerikane dhe britanike të zbulimit kanë zbuluar të paktën 3 nga këto grupe të fshehura prapa emërtimeve Arushi dekorativ, APT28 e Strontium.

Dyshohet këto grupe fshihen edhe prapa të dhënave që iu vodhën stafit të demokratëve amerikanë gjatë fushatës presidenciale të 2016.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat