Australia do të përgjysmojë numrin e fluturimeve ndërkombëtare pas shpërthimit të rasteve të Covid 19. Nga 14 korriku, Australia do të pranojë 3,000 njerëz në javë,nga 6 mijë që ishte në fillim si një masë që mund të zgjasë deri në vitin e ardhshëm.
Njoftimi shkaktoi tronditje mes australianëve që janë jashtë shtetit dhe janë ndarë nga familjet e tyre. Por kryeministri Scott Morrison tha se masa do të ulte presionin mbi sistemin e karantinës së vendit.
Australia po mban një strategji të eliminimit të Covid derisa të vaksinojë shumicën e popullsisë së saj vitin e ardhshëm. Vetëm 8% janë vaksinuar deri më tani.
Qeveria e Morrison është përballur me kritika për politikat e saj kufitare gjatë vitit të kaluar, të cilat kanë zgjeruar ndarjet familjare dhe e kanë bërë të vështirë për shumë australianë të kthehen.
Kjo vjen pas shpërthimeve të variantit shumë infektues Delta, që futën nën bllokim shtatë qytete duke përfshirë Sidnein, Brisbane dhe Perth. Vendi ka regjistruar rreth 250 raste nga ky variant. Australia futi kufizime jashtëzakonisht të vështira kufitare në mars 2020 që ndaluan shtetasit australianë të largohen nga vendi, si dhe të huajt të mos vizitojnë vendin përveç në rrethana të kufizuara.