Tragjedi! Anija përfundon në fund të detit, raportohet për dhjetëra viktima

Bota

Tragjedi! Anija përfundon në fund të detit, raportohet për dhjetëra viktima

Më: 3 korrik 2021 Në ora: 15:39
Një anije është mbytur pranë Tunizisë

Një anije është mbytur pranë Tunizisë teksa kishte si destinacion final Italinë. 43 viktima janë shënuar deri tani teksa mbi 80 të tjerë janë shpëtuar.

Anija ishte nisur nga Libia dhe mbarte me vete emigrantë nga Egjipti, Eritrea, Sudani dhe Bangladeshi.

Mesdheu vitet e fundit është parë si urë shprese për emigrantët afrikanë që synojnë vendet e BE, kryesisht Italinë, Spanjën e Francën.

Të shumta janë rastet ku për shkak të mbingarkesës varkat, gomonet apo anijet fundosen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat