Dhjetëra të afërm të të vrarëve në shpërthimin e portit të Libanit u mblodhën të dielën për të shënuar 11 muaj nga katastrofa dhe kërkuan përgjigje nga një hetim i ngadaltë drejt ndjekjes penale të atyre përgjegjësve, shkruan France24.
Qindra ton pleh nitrat amoni shpërthyen në breg të detit në 4 gusht të vitit të kaluar, duke vrarë më shumë se 200 njerëz, duke plagosur mijëra dhe duke shkatërruar pjesë të mëdha të kryeqytetit.
Më pas doli që zyrtarët e lartë politikë dhe të sigurisë, përfshirë kryeministrin e atëhershëm Hassan Diab, kishin njohuri për eksplozivët që ruheshin të pasigurta në port për vite me rradhë.
Midis burrave, grave dhe fëmijëve që u mblodhën të Dielën jashtë portit ishte 47-vjeçarja nënë e tre fëmijëve, e veshur me të zeza dhe duke kapur një portret të burrit të saj të vrarë në shpërthim.
"Kam humbur shtyllën e shtëpisë sonë, një mik. Ne kemi humbur gjithçka," tha ajo, duke akuzuar zyrtarët se ishin "pa ndërgjegje".
Aty pranë një adoleshente dhe një vajzë e re ngritën një banderolë ku shkruhej: "Gratë dhe fëmijët e martirëve të portit të Bejrutit kërkojnë drejtësi".