Kuba evakuon 70,000 njerëz nga stuhia tropikale Elsa

Bota

Kuba evakuon 70,000 njerëz nga stuhia tropikale Elsa

Më: 4 korrik 2021 Në ora: 20:23
Foto

Kuba evakuoi 70,000 njerëz në rajonin e saj jugor të dielën, mes frikës se stuhia tropikale Elsa mund shkaktojë përmbytje të mëdha pasi goditi disa ishuj të Karaibeve dhe vrau të paktën tre njerëz, raporton TheGuardian.

Qeveria kubane hapi strehimore dhe u zhvendos për të mbrojtur kulturat e kallamit të sheqerit dhe kakaos. Shumica e të evakuuarve shkuan në shtëpitë e të afërmve, ndërsa rreth 23,000 njerëz u strehuan në objektet qeveritare. Rreth 400 në zonat malore u strehuan në shpellat e përgatitura për urgjencën.

Objektivi tjetër i stuhisë ishte Florida, ku Guvernatori Ron DeSantis shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në 15 qarqe, përfshirë Miami-Dade ku një ndërtesë shumëkatëshe u shemb muajin e kaluar.

Të sielën në mëngjes, Elsa ishte rreth 50 km në veri të Kingston, Xhamajka dhe po shkonte në veri-perëndim me 13 km në orë. Ajo kishte erëra të qëndrueshme maksimale prej rreth 60km në orë, sipas Qendrës Kombëtare të Uraganeve të SH.B.A.-së në Miami.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat