Regjistrohen më shumë vdekje sesa lindje për herë të parë në 44 vjet në Britani të Madhe

Bota

Regjistrohen më shumë vdekje sesa lindje për herë të parë në 44 vjet në Britani të Madhe

Më: 6 korrik 2021 Në ora: 16:06
Foto ilustrim

Sipas statistikave zyrtare që hetojnë ndikimin e pandemisë në popullatë, më shumë njerëz vdiqën në Mbretërinë e Bashkuar sesa kishin lindur vitin e kaluar, për herë të parë që nga viti 1976.

Në vitin 2020, 90 mijë vdekje u regjistruan si rezultat i infeksionit me coronavirus në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 690 mijë, një rritje prej 85 mijë nga 2019, sipas Zyrës për Statistikat Kombëtare (ONS).

Në të njëjtën kohë, numri i lindjeve ra në 683 mijë, nga 29 mijë në krahasim me 2019. Në përgjithësi, ONS tha se “ndryshimi natyror” i popullsisë së MB ishte negativ për 6,400 njerëz, hera e parë që vdekshmëria ka tejkaluar numrin e lindje ne 44 vjet.

“Pandemia e coronavirusit nënkuptonte që 2020 ishte një vit i jashtëzakonshëm për demografinë në Britani”, tha ONS. Ata shtuan se coronavirusi ndikoi në ndryshimin e popullsisë në fillim të vitit 2021 dhe se do të vazhdojë ta bëjë këtë në të ardhmen duke pasur parasysh “efektin e bllokimit dhe pasigurinë më të gjerë në planifikimin familjar dhe pjellorinë”.

Mesatarja e Mbretërisë së Bashkuar u nxit nga trendet në Skoci dhe Uells, të cilat regjistruan më shumë vdekje sesa lindje. Numri i fëmijëve të lindur ishte më i lartë se numri i vdekjeve në Angli dhe Irlandën e Veriut.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat