Shkak varianti Delta, Izraeli shënon numri më të lartë të rasteve me Covid-19 që nga 30 marsi

Bota

Shkak varianti Delta, Izraeli shënon numri më të lartë të rasteve me Covid-19 që nga 30 marsi

Më: 7 korrik 2021 Në ora: 06:38
Ilustrim

Për shkak të përhapjes së shpejtë të variantit Delta në Izrael, vazhdon rritja e numrit të rasteve të reja të COVID-19.

Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se 501 persona rezultuan pozitivë me COVID-19.

Gjithashtu thuhet se ky ishte numri më i lartë ditor i rasteve në Izrael që nga 30 marsi.

Sipas gazetës Haaretz, 42 për qind e pacientëve me virus janë ata që kanë marrë vaksinën kundër COVID-19.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat