Autoritetet somaleze njoftuan se zonat në shtetin qendror Galmudug të Somalisë që konsideroheshin bastione të grupit terrorist al-Shabaab u çliruan në operacione ushtarake.
Mohamud Adan Abdi, një oficer policie në Galmudug, tha se zonat Hareerdhere dhe Imaamd, të dyja në rajonin jugor Mudug, rajon që gjendet në shtetit Galmudug, u çliruan në operacionet e forcave ushtarake dhe paramilitare somaleze.
Ministria e Sigurisë së Galmudug-ut gjithashtu tha se u çliruan gjithashtu qytetet Ba’adweyn, Qaycad, Sabeena dhe Gowrac, së bashku me zonat e tjera.
“Al-Shabaab u tërhoq nga bastionet e tyre dhe ushtria mori kontrollin e plotë të qyteteve”, thuhet në deklaratën e ministrisë.
Gjatë javëve të fundit, ushtria somaleze ka intensifikuar ofensivën e saj në rajonet jugore dhe qendrore të vendit kundër grupit al-Shabaab, i cili është i lidhur me grupin terrorist al-Kaida.//AA