Dhjetëra të arrestuar pasi protestuan kundër qeverisë në Kubë

Bota

Dhjetëra të arrestuar pasi protestuan kundër qeverisë në Kubë

Më: 12 korrik 2021 Në ora: 23:36
Protesta në Kubë

Dhjetëra njerëz janë arrestuar në Kubë pasi mijëra u bashkuan me protestat më të mëdha për dekada kundër qeverisë komuniste të ishullit, thonë burimet e medias dhe opozitës, raporton BBC.

Kubanët janë zemëruar nga rënia e ekonomisë, mungesat e ushqimit dhe ilaçeve, rritja e çmimeve dhe trajtimi i qeverisë për Covid-19.

Protestat janë domethënëse pasi kritikët përballen me ndëshkim të ashpër për mospajtimin.

Presidenti u bëri thirrje mbështetësve të tij të "luftonin" protestuesit.

Një nga ata në protestat e së dielës, i quajtur vetëm si Alejandro, i tha BBC Mundo: "Nuk ka ushqim, ilaçe, nuk ka liri. Ata nuk na lënë të jetojmë".

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat