Të paktën katër njerëz kanë vdekur dhe një është zhdukur pas shembjes së një vinçi në një kantier ndërtimi në Kanada të hënën, kanë bërë të ditur burime zyrtare nga ky shtet.
Vinçi ishte duke u çmontuar kur ndodhi katastrofa në Kelowna, British Columbia, duke goditur një ndërtesë dhe duke prekur edhe kulmin e një shtëpie të pleqve, kanë shtuar zyrtarët.
Ndërkaq, shembja ka ardhur vetëm disa pas shembjes së një tjetër vinçi në Toronto, shkruan CNN.
Pamjet: