OBSH: Numri i të infektuarve dhe viktimave me koronavirus po rritet sërish

Bota

OBSH: Numri i të infektuarve dhe viktimave me koronavirus po rritet sërish

Më: 15 korrik 2021 Në ora: 08:31
Foto ilustrim

Numri i të infektuarve dhe të vdekurve me koronavirus është duke u rritur sërish, ka thënë Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), duke ia atribuuar këto trende ngadalësimit të procesit të vaksinimit, si dhe heqjes së masave si vendosja e maskës.

Përhapja e variantit Delta të këtij virusi është duke shtuar numrin e rasteve po ashtu.

Numri i të vdekurve është rritur javën e kaluar, pas nëntë javëve të rënies, ka thënë OBSH.

Kjo Organizatë ka regjistruar më shumë se 55,000 jetë të humbura në gjithë botën, çka përbën rritje prej 3 për qind nga java e kaluar.

Numri i të infektuarve është rritur për 10 për qind javën e kaluar, në gati 3 milionë.

Numri më i madh është regjistruar në Brazil, Indi, Indonezi dhe Britani të Madhe.

OBSH-ja ka thënë se varianti Delta tani është identifikuar në 111 shtete dhe pritet të bëhet variant dominues në muajt në vazhdim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat