Kuba ka hequr përkohësisht detyrimet e importit për ushqime, barna dhe gjëra të tjera esenciale pas trazirave të fundit.
Nga e hëna e ardhshme e deri në fund të vitit nuk do të ketë asnjë kufizim për mallrat e tilla të sjella nga udhëtarët.
Mijëra persona kanë dalë në rrugë të dielën duke protestuar për mungesën e ushqimit dhe barnave, rritjen e çmimeve dhe menaxhimin e COVID-19 nga qeveria.
Një kërkesë e tyre ishte që njerëzit që vijnë në Kubë të mund të sjellin furnizime pa paguar detyrimet doganore.
Dhjetëra persona janë arrestuar në gjithë vendin që nga trazirat që nisën të dielën. Autoritetet kanë konfirmuar të martën se një burrë ka vdekur.
Protestat e paautorizuara janë të jashtëligjshme në vend, derisa protestat anti-qeveritare janë të rralla.