Pas raketave që ranë afër pallatit presidencial në Kabul në kohën e faljes së namazit të Kurban Bajramit, një tjetër incident ka ndodhur në Mali.
Assimi Goita, presidenti në detyrë i Malit, shpëtoi i pa lënduar nga një atentat që iu bë, ndërsa kryente lutjen e mëngjesit për Kurban Bajramin në xhaminë e Bamakos.
Zyra e presidentit doli me një deklaratë për shtyp ku bëri me dije se, ish-kolonel i forcave speciale, shpëtoi pa lëndime nga ky incident dhe se trupat e sigurisë arrestuan personin e armatosur me thikë që tentoi të kryente këtë akt.
“Çdo gjë është mirë. Nuk ka asnjë problem. Kjo është pjesë e të qenit lider”, u shpreh Goita në televizionin shtetëror pas sulmit.
Situata në Mali është e paqendrueshme. Prej disa vitesh, vendi ka hyrë në një krizë politike, që pas rrëzimit nga pushteti të presidentit Ibrahim Boubacar Keita, nga një grusht i organizuar nga Goita.