Fjalët e fundit të një njeriu që po vdiste nga COVID-19 ishin për keqardhjen që nuk u vaksinua.
Glenn Barrett, 51 vjeç, vdiq javën e kaluar pasi luftoi me virusin për tri javë.
Ai kishte qenë me një grup shokësh duke shikuar Anglinë në Euro 2020, ku rreth shtatë persona dolën pozitivë.
Familja e tij tregoi se ai nuk ishte vaksinuar dhe fjalët e tij të fundit që ua tha infermierëve dhe mjekëve ishin “sikur të isha vaksinuar”, para se të vihej në koma të detyruar.
Kushëriri i Glenn, Ken Meech, i bëri thirre britanikëve që të marrin vaksinën, raporton The Sun.
“Ai ishte shumë i guximshëm. Luftoi deri në fund me COVID-19 për tre javë dhe vdiq përderisa nëna po e mbante në krahë”.
“Për të gjithë miqtë dhe familjen time, jini shumë të kujdesshëm dhe mbrohuni sepse ky virus nuk po zhduket”, tha ai.