Këtë të enjte, një tërmet me magnitudë 4.6 goditi ishullin lindor të Egjeut në Tilos të Greqisë.
Sipas autoritetet vendase, paraprakisht nuk raportohet për viktima apo të lënduar.
Instituti Gjeodinamik i Athinës tha se tërmeti nënujor ndodhi rreth orës 17:16 të pasdites (me orën lokale), 19 kilometra larg bregdetit Jugperëndimor të ishullit, në një thellësi prej 10 kilometrash.
Sipas raporteve, tërmeti u ndie edhe në ishullin Nisyros.