Mbrëmjen e sotme, ishulli i Kretës në Greqi është përfshirë nga flakët që shpërthyen në pjesën lindore.
Përpjekjet e zjarrfikësve për të kontrolluar flakët afër fshatit Prina janë vështirësuar pasi erërat e forta nuk po i ndihmojnë.
Fshati Prina, shtrihet në kufirin midis komunave të Lerapetra dhe Agios Nikolaos.
Shërbimi zjarrfikës u ka bërë thirrje të gjitha njësive përkatëse, si dhe qeverisë lokale, për të ndihmuar ndërkohë që po kërcënohen shtëpitë e banuara.