Kryhen sulmet ajrore nga SHBA ndaj talebanëve në Afganistan

Bota

Kryhen sulmet ajrore nga SHBA ndaj talebanëve në Afganistan

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 16:15
Foto Ilustrim

Shtetet e Bashkuara kanë kryer sulme ajrore në Afganistan për të mbështetur forcat qeveritare nën presionin e Talibanëve.

Shtetet e Bashkuara po kryejnë fazën e fundit të tërheqjes nga ai vend, raporton reuters.

Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby u tha gazetarëve se sulmet ajrore u kryen në mbështetje të forcave afgane të sigurisë në ditët e fundit, por ai nuk dha detaje shtesë, raporton cnn.

Zëdhënësi i Talibanëve Zabihulah Mujahid tha se sulmet u kryen të mërkurën në mbrëmje në periferi të qytetit të Kandahar në jug të vendit gjersa tre luftëtarë të tyre u vranë dhe dy automjete u shkatërruan.

“Nëse ata kryejnë ndonjë operacion tjetër, atëherë ata do të jenë përgjegjës për pasojat”, paralajmëroi një zëdhënës i Talibanëve.

Pothuajse të gjitha trupat amerikane, përveç atyre që mbrojnë ambasadën në Kabul dhe aeroportin në kryeqytet, janë larguar nga vendi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat