Një anije me 45 migrantë në bord është fundosur në detin juglindor Egje, ka deklaruar Ministria e Mbrojtjes së Turqisë.
Sipas kësaj ministrie anija kishte hasur në disa probleme, rreth 100 kilometra në jug të ishullit grek të Karpathos gjatë ditës së premte, ku tridhjetë e shtatë migrantë kryesisht nga Siria dhe Iraku ishin shpëtuar dhe disa të tjerë ende janë të zhdukur.
Në përpjekjet e shpëtimit, Turqia ka thënë se ka angazhuar dy anije dhe një avion patrullues detar.
Ndërkaq, një marrëveshje migrimi e vitit 2016 midis Turqisë dhe BE-së ka ndihmuar në ndalimin e fluksit të refugjatëve, por shumë prej tyre përpiqen ende që në ishujt grekë të arrijnë përmes rrugëve të rrezikshme, raporton Euronews.