Toni midis Kinës dhe SHBA-së po bëhet gjithnjë e më i mprehtë

Bota

Toni midis Kinës dhe SHBA-së po bëhet gjithnjë e më i mprehtë

Nga: Sherif Ramabaja Më: 26 korrik 2021 Në ora: 20:01
Zëvendës Sekretarja e shtetit të SHBA Wendy Sherman dhe Ministri i Jashtëm Kinez Wang Yi © Departamenti i Shtetit i SHBA / dpa

Edhe pas vizitës së Zëvendës Sekretares së Shtetit të SHBA, në Kinë thuhet se marrëdhëniet kanë vendnumruar. Diplomatja amerikane ishte kritike.

Nuk ka shenja të një afrimi në marrëdhëniet e tensionuara midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës pas vizitës së Zëvendës Sekretares së Shtetit të SHBA Wendy Sherman në Republikën Popullore . SHBA dëshironin të paraqisnin Kinën si një "armik imagjinar" në mënyrë që të tërhiqnin vëmendjen nga problemet e tyre të brendshme politike, u citua nga media shtetërore zëvendës ministri i jashtëm kinez Xie Feng menjëherë pasi takimi me Sherman, i cili filloi në Tianjin afër Pekinit.

"Marrëdhëniet Kinë - SHBA janë në një ngërç dhe po përballen me vështirësi serioze." SHBA duhet "të ndryshojë mendim e saj shumë të devijuar dhe politikat e rrezikshme", tha Xie. Nga ana tjetër, Sherman bëri thirrje për bashkëpunim mbi politikën e klimës dhe në luftën kundër pandemisë së koronavirusit. Pekini kishte deklaruar në disa raste që SHBA nuk mund të prisnin bashkëpunim, ndërsa përpiqeshin të ngadalësonin rritjen e Kinës - një akuzë që Sherman e hodhi poshtë.

Sherman foli për një diskutim "serioz dhe të sinqertë" pas takimit katër orësh. Siç pritej, rezultatet konkrete nuk ishin dakorduar. Një samit i mundshëm midis presidentëve Xi Jinping dhe Joe Biden gjithashtu nuk u diskutua, thanë SHBA. Dy ekonomitë më të mëdha në botë kanë konflikte të shumta me njëra-tjetrën, të cilat Sherman i kishte ngritur më parë me Ministrin e Jashtëm të Kinës Wang Yi.

"Shqetësime në lidhje me një numër veprimesh nga Republika Popullore e Kinës"

Qeveritë argumentojnë jo vetëm për çështjet e tregtisë dhe konkurrencës, por edhe për shkeljet e të drejtave të njeriut nga Kina në Hong Kong, Tibet dhe Xinjiang. Kohët e fundit, sulmet kibernetike kishin acaruar marrëdhëniet që Uashingtoni dyshon se, Republika Popullore qëndron prapa tyre. Ekziston gjithashtu bezdi që Pekini nuk dëshiron të lejojë një delegacion tjetër nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) në vend për të hetuar origjinën e koronavirusit.

Sherman ka "ngritur shqetësime në lidhje me një numër veprimesh nga Republika Popullore e Kinës që bien ndesh me vlerat dhe interesat tona, si dhe ato të aleatëve dhe partnerëve tanë, dhe që minojnë rendin e bazuar në rregulla ndërkombëtare". Departamenti i Shtetit e tha këtë në një deklaratë për media. Një zyrtar i lartë i qeverisë amerikane shtoi, "Është e rëndësishme për Shtetet e Bashkuara dhe Kinën që të diskutojnë çështje, për të cilat ne nuk pajtohemi në mënyrë që të mund të kuptojmë pozicionin e njëri-tjetrit."

Zëdhënësi i ministrisë së Pekinit Zhao Lijian tha se SHBA i kishin kërkuar Kinës që të bashkëpunojë në mbrojtjen e klimës dhe në konfliktet bërthamore me Iranin dhe Korenë e Veriut. Nga ana e saj, pala kineze ka shprehur pakënaqësi të qartë me pozicionin e Uashingtonit në kërkimin e origjinës së koronavirusit, si dhe sjelljen e Kinës ndaj Tajvanit, pakicës së ujgurëve në Xinjiang dhe lëvizjes së demokracisë në Hong Kong, tha Zhao.

Biden mban presionin mbi Kinën

Kina i ka paraqitur një listë të gjatë kërkesash delegacionit amerikan, duke përfshirë heqjen e kufizimeve të vizave për anëtarët e Partisë Komuniste në pushtet. Uashingtoni gjithashtu duhet të lërë në qetësi kompanitë, studentët dhe mediat kineze dhe gjithashtu të tërheqë kërkesën e ekstradimit për menaxherin e Huawei Meng Wanzhou, i cili po mbahet në Kanada, tha Zhao.

Marrëdhëniet midis Pekinit dhe Uashingtonit ishin përkeqësuar ndjeshëm nën ish-Presidentin e SHBA Donald Trump. Por qeveria e Biden ka mbajtur presionin mbi Kinën. "Nëse të dy vendet e shohin njëri-tjetrin si armiq, ekziston rreziku që të krijojnë një profeci vetë- shkatërruese," tha Cheng Xiaohe, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin Renmin në Pekin.

Sherman është zyrtarja më e lartë i qeverisë amerikane që ka udhëtuar në Kinë që kur Presidenti Joe Biden mori detyrën. Si masë paraprake për shkak të pandemisë, bisedimet nuk u mbajtën në Pekin, por në qytetin e Tianjin , 130 kilometra nga kryeqyteti.

Nga Gjermanishtja Sherif Ramabaja

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat