Të paktën 57 njerëz, kanë humbur jetën si pasojë e përmbysjes së anijes pranë bregdetit Libian.
Mësohet se të vdekurit ishin migrantë.
Zëdhënësi i IOM, Safa Mesli në një postim në Twitter, ka bërë me dije se midis viktimave ishin të paktën 20 gra dhe dy fëmijë.
Në muajt e fundit, ndërsa kushtet e motit janë përmirësuar, nisjet e anijeve që transportonin emigrantë nga Libia dhe Tunizia në Itali dhe pjesë të tjera të Evropës janë rritur gjithashtu.
Në vitet e fundit, qindra mijëra njerëz kanë guxuar të lundrojnë rrezikshëm, shumë për t’i shpëtuar varfërisë dhe luftës në Afrikë dhe Lindjen e Mesme.