SHBA do të tërheqë trupat ushtarake nga Iraku.
Deri në fund të vitit amerikanët do të përfundojnë misionin ushtarak, por një pjesë do të qëndrojnë vetëm për të stërvitur e këshilluar ushtrinë irakiane.
Ishte Presidenti Biden që mori vendimin pas një konsultimi në Shtëpinë e Bardhë me kryeministrin e Irakut, Mustafa al-Kadhimi.
Ndërkohë në Irak ka ende 2 mijë e 500 trupa ushtarake amerikane që po ndihmojnë në luftën kundër ISIS.