Izolimi në Sidnei është zgjatur për një muaj tjetër, derisa rastet me COVID-19 vazhdojnë të rriten.
Sipas BBC, qyteti më i madh i Australisë ka qenë nën masat e qëndrimit në shtëpi që nga fundi i muajit qershor, për shkak të një shpërthimi të variantit Delta.
Më shumë se 2,500 njerëz janë infektuar në shpërthimin më të keq të Sidneit këtë vit.
New South Wales – ku Sidnei është kryeqyteti – raportoi 177 raste të reja të mërkurën, më së shumti në një ditë që nga marsi 2020.
Kryeministrja Gladys Berejiklian tha se nuk ishte e mundur që qyteti të dilte nga bllokimi të premten, siç edhe ishte planifikuar.
Ajo njoftoi kufizime të mëtejshme të lëvizjes – duke përfshirë një kufi prej 10 kilometrave në blerjet thelbësore.