Bllokimi i Sidnejt është zgjatur me një muaj tjetër ndërsa rastet e COVID-19 vazhdojnë të rriten.
Qyteti më i madh i Australisë ka qenë nën urdhrat e qëndrimit në shtëpi që nga fundi i qershorit për shkak të shpërthimit të variantit Delta.
Më shumë se 2 mijë e 500 njerëz janë infektuar në Sidnej këtë vit, njofton BBC.
Wellsi i Ri Jugor – nga i cili është kryeqyteti Sydney raportoi për 177 raste të reja të mërkurën, më së shumti në një ditë që nga Marsi i vitit 2020.
Kryeministri Gladys Berejiklian tha se nuk ishte e mundur që qyteti të dilte nga bllokimi të premten siç ishte planifikuar.