Amerikanët kanë filluar procesin e evakuimit të afganëve që i kanë ndihmuar ata gjatë qëndrimit në Afganistan. Këtë të premte është kryer fluturimi i parë me përkthyes dhe bashkëpunëtorë të tjerë për në Uashington.
Një dokument i Qeverisë amerikane shkruan se 221 shtetas afganë, përfshirë 57 fëmijë dhe 15 foshnja mbërritën në Aeroportin Ndërkombëtar të Uashingtonit në orët e para të 30 korrikut.
Sipas zyrtarëve amerikanë ata pritet të qëndrojnë në Virxhinia për disa ditë.
Evakuimi i këtyre personave është duke u bërë pasi bashkëpunëtorët e forcave amerikane frikësohen se talebanët mund të hakmerren ndaj tyre, ndërkohë që përkeqësohet situata në Afganistan me largimin e trupave amerikane nga aty.
Talebanët kanë vrarë qindra afganë, të cilët kanë punuar me forcat ndërkombëtare dhe anëtarë e tyre të familjes, përgjatë viteve.