Së paku 17 persona kanë vdekur e mbi 10 të tjerë janë lënduar të mërkurën, kur rrufeja goditi ra mbi dasmorët në Bangladesh, të cilët ceremoninë po e zhvillonin në një barkë, thanë zyrtarët e këtij shteti.
Rrufeja e goditi barkën në kohën kur ajo arriti në bregun e lumit Padma në qytezën Shigbanj, përderisa dasmorët ishin nisur drejt shtëpisë së nuses, tha zyrtari policor, Farid Hossain.
“Ne kemi informata për 17 persona të vdekur dhe disa të tjerë të pranuar në spital”, tha zyrtari policor.
Zyrtari i zjarrfikësve, Meherul Islam, katërmbëdhjetë persona janë lënduar dhe janë dërguar në spital. Në mesin e të lënduarve është edhe dhëndri, shkruan Reuters,