Shkon mbi 200 milionë numri i rasteve globalisht nga coronavirusi

Bota

Shkon mbi 200 milionë numri i rasteve globalisht nga coronavirusi

Më: 4 gusht 2021 Në ora: 23:06
Foto ilustrim

Rastet me coronavirus në mbarë botën tejkaluan shifrën prej 200 milionë të mërkurën, sipas llogaritjes së Reuters, derisa varianti Delta kërcënon zonat me norma të ulët të vaksinimit dhe tendos sistemet e kujdesit shëndetësor.

Sipas Reuters, rritja globale e rasteve po nxjerr në pah hendekun në rritje në normat e vaksinimit midis vendeve të pasura dhe të varfra. Rastet po rriten në rreth një të tretën e vendeve të botës, shumë prej të cilave nuk e kanë vaksinuar as gjysmën e popullsisë me dozën e parë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) bëri thirrje për shtyrje të aplikimit të dozave përforcuese të vaksinave, derisa të paktën 10 për qind e popullsisë në çdo vend të jetë vaksinuar.

Disa vende sikurse Franca, Gjermania dhe Izraeli, kanë filluar të administrojnë doza përforcuese. Britania e Madhe dhe SHBA-ja thuhet se po e konsiderojnë gjithashtu administrimin e dozave përforcuese.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat