Tre fëmijë janë masakruar nga luanët në Tanzani. Ngjarja ka ndodhur shumë pranë një pylli, ku qëndronin kafshët e egra.
Mësohet se fëmijët janë ngrënë nga luanët, kur po kërkonin bagëtitë që kishin humbur. Të vegjlit ishin të moshave nga 9 deri në 11 vjeç, shkruajnë mediat e huaja.
Pasi janë kthyer nga shkolla, fëmijët kanë shkuar në pyll, pasi iu kishte humbur bagëtia. “Kjo ndodh kur luanët sulmojnë dhe vrasin 3 fëmijë, ndërkohë që plagosin një tjetër”, tha shefi i policisë në Arusha, Justine Masejo.
Vendi ku ndodhi ngjarja është në Tanzaninë veriore dhe është pjesë e trashëgimisë botërore. Atje ka luanë, çita dhe leopardë. “Nxis komunitetet nomade rreth zonës së rezervuar që të marrin masa, sidomos kur u japin detyra fëmijëve për t’u kujdesur për bagëtitë”, tha shefi i policisë.
Tanzania i lejon disa komunitete që të jetojnë bashkë me kafshët në parqet kombëtare. Por, përplasjet dhe konfliktet mes njerëzve dhe kafshëve nuk kanë qenë të pakta.