Avionët luftarakë izraelitë sulm në Rripin e Gazës

Bota

Avionët luftarakë izraelitë sulm në Rripin e Gazës

Më: 8 gusht 2021 Në ora: 00:51
Avionët luftarakë izraelitë sulm në Rripin e Gazës

Ushtria izraelite kreu sulme ajrore në Rripin e bllokuar të Gazës, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të siguruara nga gazetari i AA-së, avionët luftarakë izraelitë shënjestruan një ndërtesë qeveritare të quajtur “Administrata Civile” në veri të Gazës.

Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza nuk komentoi nëse sulmi ka shkaktuar viktima.

Ushtria izraelite ende nuk ka bërë ndonjë deklaratë në lidhje me sulmin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat