Përshkallëzohen tensionet në Afganistan, talibanët u marrin jetën 27 fëmijëve, Kombet e Bashkuara: Të shokuar, kjo është mizori

Bota

Përshkallëzohen tensionet në Afganistan, talibanët u marrin jetën 27 fëmijëve, Kombet e Bashkuara: Të shokuar, kjo është mizori

Më: 9 gusht 2021 Në ora: 20:24
Foto ilustrim

Të paktën 27 fëmijë janë vrarë në Afganistan brenda tri ditëve, si pasojë e luftimeve në mes të talibanëve dhe forcave qeveritare, kanë thënë Kombet e Bashkuara.

Agjencia për fëmijë e OKB-së, UNICEF, ka thënë se është shokuar nga “përshkallëzimi i shpejtë i dhunës kundër fëmijëve”.

Talibanët kanë shënuar fitore të mëdha në këtë shtet, ndërkohë që tërhiqen forcat e huaja, duke fituar kontrollin e të paktën gjashtë kryeqyteteve rajonale nga dita e premte.

Ata kanë hedhur poshtë thirrjet ndërkombëtare për armëpushim.

Përmes një deklarate të hënën, UNICEF, ka thënë se mizoritë që po kryhen kundër fëmijëve janë duke u rritur “ditë pas dite”.

Të 27 viktimat janë regjistruar në tri province, Kandahar, Kost dhe Patkia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat