Një tërmet me magnitudë 7,1 ballë ndodhi në ujërat pranë qytetit Mati në Filipine, transmeton Anadolu Agency (AA).
Shërbimi Gjeologjik Amerikan njoftoi se tërmeti, epiqendra e të cilit ishte 80,5 kilometra në juglindje të qytetit Mati, u regjistrua 65,6 kilometra nën sipërfaqe.
Një paralajmërim për cunami u lëshua pas tërmetit.
Kujtojmë që edhe Turqia së fundmi u godit nga tërmeti.